Rritja e çmimit të energjisë, Tabaku pas mbledhjes së ERE: Vendim i pajustifikuar, nuk u mbrojtën interesat e qytetarëve

0
21

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku e ka cilësuar të pajustifikuar miratimin nga Enti Rregullator i Energjisë për vendosjen e rritjes së çmimit të energjisë për fashën mbi 800 këh sot në mbledhjen e bordit.

 Në një prononcim për mediat, Tabaku tha se vendimi nuk është në interes të qytetarëve dhe se pritet të preken shumë familje.

“Është e pajustifikuar rritja e çmimit. I kërkuam ERE-s që të ketë interes për qytetarët. Çmimi i energjisë është rritur për 75% në vitin 2015. Kjo ka sjellë një rritje të përgjithshme të çmimeve dhe një rritje të varfërisë.

Mosrritja e pagave, rritja e taksave në sektorin privat kanë krijuar një ngërç të jashtëzakonshëm në ekonominë shqiptare që ka përgjigje vetëm e rritje taksash dhe tarifash. Është fatkeqësi pasi 500 milionë euro kanë marrë kompanitë e energjisë për përballimin e krizës.

Do të prekën familjet me më shumë fëmijë. ERE dhe qeveria shqiptare duhet të kenë interesin  qytetarëve por fatkeqësisht nuk e patën. Strategjia e qeverisë për diversifikimin e energjisë. Transparencë për hetimin e shpenzimeve të të gjithë operatorëve në sektorin elektro-energjetik Dosjet në SPAK për abuzimin me energjinë, të ishin objekt hetimi i të gjitha instancave qeveritare. Nuk mund të lejojmë që edhe kriza të përdoret për të bërë biznes”, tha Tabaku.

Shkruaj nje koment