Rritja e pagës minimale, Kofindustria thirrje qeverisë: T’i shmanget vendimeve populiste në prag zgjedhjesh

0
92

Konfindustria ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të rritur më tej pagën miminale.

Në një reagim në faqen zyrtare, Konfidustria shkruan se bie dakord në parim me qeverinë, por procesi duhet t’i nënshtrohet politikave të mirëmenduara ekonomike dhe t’i shmanget vendimeve populiste në prag zgjedhjesh.

Sipas Konfidustrisë, rritja e pagës minimale nuk duhet të cenojë lirinë e tregut të lirë, por edhe ndërhyrjet et ky i fundit duhet të shoqërohen me masa financiare dhe ekonomike të plota.

“Konfindustria mbështet në parim shqetësimin e ekzekutivit për rritjen e pagës minimale në vend, por kërkon, që procesi ti nënshtrohet politikave të mirëmenduara ekonomike dhe ti shmanget me cdo kusht vendimeve populiste në prag zgjedhjesh.

Konfindustria, vlerëson, se rritja e pagave duhet ti nënshtrohet në thelb parimit të “produktivitetit”, pa cënuar rregullat e lirisë së funksionimit të “tregut të punës”. Ndërhyrjet në tregun e punës nga ekzekutivi për ndryshuar pagën minimale, duhet të shoqërohen me masa të kujdesshme të plota financiare dhe ekonomike mbështetëse për të shmangur problematikat për biznesin dhe krijimit të trysnive inflacioniste zinxhir me ndikim të drejtëpërdrejtë te mirëqënia e qytetarëve dhe vetë qëndrueshmëria makro-ekonomike të vendit”, shkruan Konfidnustria.

Po ashtu, Konfindustria shton se vendimi për rritjen e detyrueshme të pagës minimale me 17%, prek disa sektorë të brishtë siç janë fasonët e bujqësia

Shkruaj nje koment