Rrjeti i prostitucionit në Gjirokastër, gjykata lë në burg pronaren e lokalit, ndërsa liron kamarjeren dhe klientin

0
136

Shkalla e parë e gjyqësorit në Gjirokastër, ka lënë në qeli për dhjetë ditë, V.L pronaren 46 vjecare të lokalit që dyshohesh se përdorej nga një grup prostitutash për takime paraprake me klientët e tyre bazë.

Në seancën e sotme gjyqësore, prokurori i cështjes Spartak Cocoli ka kërkuar lënien në arrest shtëpie të E.A. 34 vjece kamariere e lokalit dhe të Vladimir Koletës 50 vjec klient i lokalit. Ky i fundit duket sikur nuk ka lidhje fare me këtë histori dhe madje në rrëfimin e prokurorit të cështjes, kjo vërtetohej paksa ndonëse kërkoi arrest shtëpie. Ndërsa pas kërkesës së bërë nga prokurori që V.L. të qëndrojë pas hekurave deri në 30 ditë, ka ardhur edhe reagimi i kryesuesit të seancës gjyqësore.

Ky i fundit pasi ka marrë në shqyrtim të gjithë dosjen në fjalë me personat që gjendeshin në kafazin e gjykatës, ka dhënë edhe masat e arrestit për gjithësecilin. Fillimisht është lënë i lirë me detyrim paraqitje Vladimir Koleta 50 vjecar i cili do t’i duhet të paraqitet një herë në dhjetë ditë në organin e akuzës. Po të njëjtin vendim ka marrë edhe kamarierja e lokalit 35 vjecarja E.A. ku u favorizua për shkak të kushteve aspak të mira familjare pasi dy fëmijët e saj minorenë nuk ka kush t’i mbajë.

Ndërsa masa për V. L. ishte arrest në burg për 10 ditë cka u kundërshtua nga avokati i saj me arsyetimin se V.L. nuk ka asnjë lidhje me aktivitetin në fjalë vecse është pronare e një lokali ku kushdo vjen e qëndron apo paguan për shërbimin e lokalit dhe për asgjë tjetër. Mirëpo kjo nuk ka shërbyer për kryesyesin e seancës që vendosi që pronarja e lokalit të qëndrojë në paraburgim për dhjetë ditë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here