Rruga e shkatërruar në Borsh, Meta: Kryevepra e babëzisë

0
163

Presidenti Ilir Meta përmes disa pamjeve të postuar në Facebook nga rruga e shembur në aksin Borsh-Himarë, si pasojë e rrëshqitjes së dherave ka dhënë disa mesazhe të forta politike.

Meta shprehet se kjo rrugë është një nga kryeveprat e babëzisë dhe 25 Prilli është referendum që çon në llogaridhënie ndaj mazhorancës më datën 26.

Në një nga kryeveprat e babëzisë. 25 Prilli, referendum kundër korrupsionit! Llogaridhënia nis, që në mëngjesin e 26 Prillit’, shkruan Presidenti Meta në Facebook.

Rruga është ndërtuar dhe duhej të mirëmbahej nga firma Salillari, por edhe si5 u denoncuar në kohën e rrëshqitjes, punimet për ndërtimin e saj ishin mjaft të dobëta, dhe mirëmbajtje nuk ishte bërë asnjëherë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here