Rruga Kardhiq-Delvinë, projekti që duket sikur nuk do të përfundojë kurrë

0
202

Projekti për aksin rrugor Kardhiq-Delvinë ka qenë një nga më të përfolurit nga qeveria Rama. Ndonëse u bë një kohë e gjatë që nga nisja e punimeve , që prej shtatorit të 2018, rruga ka ende shumë për të përfunduar kjo si rrjedhojë e ritmeve të ngadalta të punimeve .
Ky aks rrugor ka si qëllim të ndikojë në zhvillimin turistik të vendit , impakti i së cilit do të jetë dhe në ekonomi.
Deri më tani në të dyja lotet po gërmohet dhe mbushet për formimin e trupit të rrugës , veprat e artit dhe muret mbajtëse.
Afati i parashikuar për përfundimin e ndërtimit të rrugës “Kardhiq- Delvinë” është viti 2021 .
Për tre lotet, katër, pesë dhe gjashtë qeverisë i kushtojnë rreth 52 milionë euro, ndërsa tuneli kërkon rreth 19 milion euro të tjera. Punimet aktualisht kanë mbërritur në lotin e 5 dhe të 6 në masën 65% . Çka do të thotë se ka ende shumë punë deri në përfundimin e saj total .Rruga “Kardhiq Delvinë” i mundëson mjeteve me drejtim Sarandën anashkalimin e Gjirokastrës dhe Qafë Muzinës, duke shkurtuar ndjeshëm kohën e udhëtimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here