Rrugët 3D të Ramës, kreu i fushatës së PD: S’do të realizohet asnjë projekt i qeverisë në ikje, që vjedh shqiptarët

0
146

Partia Demokratike ka theksuar sot se asnjë rrugë e premtuar me konçesion dhe çmim stratosferik, asnjë hajdutëri e re e projektuar nga kjo qeveri, nuk do të realizohet, pasi “koha e Edi Ramës ka mbaruar”! Është pikërisht drejtori i fushatës së PD-së, Alfred Rushaj, i cili, në një mesazh me video në Twitter, e ka përforcuar zotimin e Kryetarit Lulzim Basha për qeverinë e ardhshme, të drejtuar prej tij:
“Në grahmat e fundit të qeverisë në largim, Edi Ramës s’i ka mbetur gjë tjetër veç të premtojë rrugë 3D. Në ditët e fundit të qeverisjes së dështimit, i vetmi sukses i tij mbeten videot me regji qendrore dhe propaganda e dalë boje, – shkruan Rushaj. – Asnjë rrugë e premtuar me konçension dhe çmim stratosferik, asnjë projekt në 3D që vjedh xhepat e shqiptarëve dhe asnjë hajdutëri e re e projektuar nuk do të realizohet. Koha e Edi Ramës ka mbaruar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here