Rruget cope-cope te Palortos

0
216

Nga Klara Stefanidhi

Nje pjese e rruges se lagjes Palorto ne qytetin e Gjirokastres eshte lene ne harrese prej shume kohesh nga Bashkia. Edhe pse eshte nje nga lagjet me te njohura ne kete qytet pasi kane jetuar shume personalitete te njohura,kjo lagje ka problem teper serioz infrastrukturen rrugore. Banoret e kesaj lagjeje shprehen se kalimi ne kete rruge eshte shume i veshtire si per kembesoret ashtu dhe per makinat qe kalojne pasi kjo eshte nje rruge shume e ngushte. Sic shihet edhe nga pamjet kjo rruge eshte e prishur dhe sipas banoreve kalimi behet akoma me i veshtire ne stinen e dimrit per shkak te ujerave qe derdhen dhe ngrijne nga mungesa e kanalizimeve. Ata thone se deri me tani Bashkia e Gjirokastres nuk ka marre asnje mase per shtrimin e kesaj rruge. Ata shtojne se nuk eshte nderhyre prej kohesh dhe premtimet e tyre kane qene boshe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here