Rrugët dhe largimet nga puna ,miliona lekë borxh ndaj buxhetit të shtetit

0
162

Borxhet e prapambetura që institucionet publike kanë krijuar ndaj buxhetit të shtetit kanë arritur afërsisht në 80 milionë dollarë. Për gjysmën e parë të këtij viti detyrimet e krijuara rishtazi u rritën me 26 milionë dollarë, ku peshën më të madhe të tyre e mban Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kryesisht për investime në infrastrukturën rrugore.
Sipas një auditit që ministria e Financave dhe Ekonomisë u ka ushtruar institucioneve buxhetore, rezulton se askush nuk ka arritur t’i shpëtojë gangrenës së detyrimeve të prapambetura. Sektori që ka akumuluar më shumë detyrime, është ai rrugëve, ku vetëm për shtrime, asfaltime dhe mirëmbajtje janë 10 milionë dollarë borxhe. Në total ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka një borxh të akumuluar ndaj bizneseve në vlerën e 44 milionë dollarëve.
Ministria e Mbrojtjes ka akumuluar 9 milion dollarë për shpenzimet e emergjencave civile.
Institucioni i cili ka krijuar një peshë të konsiderueshme për buxhetin për shkak të vendime gjyqësore për të larguarit nga puna është Ministria e Brendshme. Vetëm Inspektorati Kombëtar i Territorit duhet të paguajë një faturë në vlerën e 3 milion dollarëve, ndërsa 2.9 milion të tjera janë pagesa që duhet të bënte Gjendja Civile për shpërblimin e lindjeve.
Shumica e detyrimeve të institucioneve shtetërore lidhen me vendimet gjyqësore për të larguarit nga puna, të cilat kapin një total prej 17 milion dollarësh.
Çështjen e gangrenës së detyrimeve të prapambetura të krijuara nga vendimet e gjykatave ku i japin të drejtë punonjësve që janë larguar nga detyra, e ka ngritur si shqetësim edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka gjetur edhe një listë punonjësish të cilët përfitojnë dy paga shtetërore, një për largimin nga puna dhe një tjetër nga insituticioni i ri ku kanë filluar punë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here