Rrugët e Gjirokastrës, qep e shqep, anomali në rrjetin e ri të ujësjellësit

0
432

Gjirokastra po rishkatërrohet nga rihapja e akseve rrugore të cilat një vit më parë, u cmontuan tërësisht për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit. Pamjet i përkasin rrugës në të hyrë të Spitalit Rajonal pranë ish Agjencisë së Udhëtarëve. Mjetet e rënda të firmës që merret me ndërtimin e ujësjellësit të ri, po rishkatërrojnë një pjesë të rrugës pasi mësohet se një prej saraqineskave që gjendet në tokë, ka dalë jashtë funksionit ende pa u provuar. Pamje të tilla, gjen kudo në të gjithë qytetin ndërkohë që investimi kapital i kësaj vepre, arrin gati në 6 milionë euro dhe kjo vetëm për furnizimin e 2/3 të qytetit me ujë. U premtua se në përfundim të kësaj vepre, qytetarët do të furnizohen me ujë 24 orë pa ndërprerje, ndërkohë që drejtori i Ujësjellësit, bën apel për kursim të ujit pasi sipas tij, kjo ëhstë mënyra për të patur ujë pa ndërprerje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here