Rrumbullaku ndryshon Drejtorin e Kufirit në Gjirokastër, ja kush ikën dhe kush vjen

0
229

Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka firmosur sot disa ndryshime ne strukturat e larta te policise.Keshtu, ne Drejtorine e Policise Gjirokaster, ka pesuar ndryshim ne drejtim Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit.

Pikerisht, Sokol Cana i ka lene vendin Ndue Doçi ne drejtimin e kesaj drejtorie.

Ja njoftimi i policise:

Policia e Shtetit në përmbushje të prioriteteve të vendosura në kuadër të 100 ditëve dhe në vazhdim, si dhe për dhënien e impulseve të reja, me qëllim arritjen e rezultateve më të mira në luftën kundër krimit në përgjithësi, krimeve ekonomiko-financiare, kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe krimeve kundër personit e pronës, pas vendimeve të Këshillit të Lartë të Emërtesës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur një sërë ndryshimesh në strukturat qendrore dhe vendore të Policisë, konkretisht:Drejtues Sokol Cana, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Gjirokastër, emërohet Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës.

Drejtues Ndue Doçi, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Durrës, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Gjirokastër.

Shkruaj nje koment