Ruddy Giuliani: Me stilin “KurrëTramp!”, zgjidhet Hillary Clinton, atëherë Republikanët të harrojnë edhe për 20-30 vjet/ Intervistë

0
276

Ish kryetari i Qytetit të Nju Jorkut,  Ruddy Giuliani, i njohur si më arroganti kundër fushatës së Donald Trump, të Martën në mëngjes dha një intervistë për  Alex Marlow e Breitbart News Daily, dhe foli për ditët që po mbyllin fushatën e zgjedhjeve presidenciale.

Marlow e ftoi zotin Giuliani që të fliste direkt me republikanët dhe konservatorët, të cilët nuk “po bëjnë gjithçka që mund të bëjnë për të ndaluar Hillary Clinton dhe tejkalimin e të majtës Globale”.

“Unë mendoj se po i hapin rrugë 20 ose 30 viteve të tjerë”, tha Giuliani. “Këto zgjedhje do të kenë impakt për të paktën 20, mundet edhe 30 e 40 vjet të tjerë, nga tani; për faktin e thjeshtë se presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara do të caktohet nga dy njerëz, siç ndodh sot me Gjykatën Supreme”.

Duke folur për Hillary, Giuliani tha: “Ajo do të zgjedhë Gjykatën Supreme me njerëz të llojit të Elizabeth Warren-tipa aktivistësh social, të marrë nga mitingjet e socialistëve, dhe pastaj nuk do të gjejmë asgjë nga administrata Republikane, Kongresi, Senati, etj”.

Giuliani tha se të paktën ruajtja e Gjykatës Supreme është një arsye e fortë e Republikanëve që të votojnë për Trump. Në qoftë se shikoni, “Donald Trump po iu qëndron të gjitha politikave dhe të gjitha gjërave që ne kemi dashur gjithnjë”.

“Ai do të ulë taksat, diku te niveli ku ishin në presidencën e Ronald Reagan dhe çfarë bëri Jack Kennedy , në të cilën ne besojmë- që të vijnë paratë në xhepat e qytetarëve, dhe ata do t’i shpenzojnë më mirë se qeveria”. Dhe ai vërtet këtë do, realisht; që njerëzit të kenë 20 deri 25 për qind më shumë para në xhepat e tyre, dhe kjo të jetë e realizuar vitin që vjen si në këtë kohë. Këtë bën Trump- tha Giuliani- dhe këtë duan konservatorët.

“Ai do që të ulë taksën e korporatave, nga 35 deri 15 për qind, gjë që do të kthejë një shumë të pamasë  biznesesh dhe vende pune në Amerikë”- tha zoti Giuliani.

“Kur shikoni programin e brendshëm, ai është ekstremist konservator. Dhe kur shikoni programin e politikës së jashtme, ai do që ta shtrijë ushtrinë në atë masë që mundet, që të jetë e aftë të përballet me këtë botë plot terrorizëm në të cilën jemi. Ai do një ushtri të tillë Detare, me 350 luftanije  që do të na japë mundësinë të kontrollojmë dy oqeane dhe ta zmbrapsim Kinën. Ai kërkon një ushtri të tillë që ta shtyjmë Rusinë prapa, atje ku ajo ka vendin”.

Ai çmoi vizionin e Trump mbi një ushtri aq të madhe sa”të jetë e gatshme për të zhvilluar këtë luftë mbi terrorizmin, të cilën dyshja Obama- Clinton pretendojnë se nuk ekziston”.

Ruddy Giuliani vazhdoi intervistën: “Ne kemi më shumë sulme terroriste në dhjetë muajt e fundit se sa kemi pasur ndonjëherë që nga 11 Shtatori; si këtu në Amerikë edhe në Europë. Kështu që diçka shumë-shumë e rrezikshme po ndodh, dhe jo vetëm ajo që po ndodh në Mosul. Kjo po ndodh në 30 vende të ndryshme. Siç thashë, mijëra hetime mbi ISIS po bëhen në shtetet e Bashkuara”

“A besoni se kemi mësuar mjaftueshëm nga 9/11?”- pyeti  Marlow.

Giuliani:“Jo, nuk mendoj se e kemi bërë këtë”, u përgjigj Giuliani menjëherë. “Unë mendoj se administrata Obama ka zhbërë çdo gjë që ishte bërë pas 11 Shtatorit. Besoj se nuk ka nevojë për tjetër provë veç kësaj të sulmeve terroriste të këtyre dhjetë muajve të fundit…. Obama ka  shfaqur kaq dobësi ekstreme saqë e solli përsëri Rusinë në skenë…”

I pyetur për rolin e Clinton, Ciuliani tha:

“Kjo është gruaja e cila “rivendosi” marrëdhëniet me Rusinë, hoqi dorë nga mbrojtja bërthamore në Çeki e Poloni, që unë besoj se ishte fundi i politikës së jashtme Obama- Clinton”.

Kur  Marlow shprehu keqardhje për gjendjen e medias, Giuliani tha se ai kurrë nuk ka pritur një deziluzion të tillë.

“Unë kam mësuar nga ditët që garoja për kryetar Bashkie. E dija se mund të trajtohesha i diferencuar. E dija se mund të trajtohesha pandershmërisht. E dija se mund të isha subjekt i sulmeve personale. Unë jam kaq imun ndaj tyre sot. Këto i mora si të mirëqena. Por kjo që po shikojmë është kaq totalisht e pandershme”, tha  Giuliani.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here