Rudhje e LSI edhe në Memaliaj, largohen dy këshilltarë drejt PS

0
159

Vazhdon eksodi i këshilltarëve të LSI drejt PS.

Sot në Këshillin Bashkiak të Memaliajt, dy këshilltarë të LSI, deklaruan publikisht kalimin tek grupi i këshilltarëve të PS. Këshilltarët e LSI të larguar në PS, janë Luan Halili dhe Yllka Çaushi. Ndonëse kaluan tek PS, kjo e fundit në Këshillin Bashkiak të Memaliajt, nuk përbën shumicën absolute por gjithësesi është partia që renditet e para me 9 këshilltarë. Pas saj vjen LSI me 5 këshilltarë dhe PD me 2 këshilltarë.

Ndërkaq nga një këshilltarë kanë PDIU, PSD, PDS, FRD dhe PUK në Këshillin Bashkiak të Memaliajt me 21 anëtarë.

Largimi i fundit i këshilltarëve të LSI drejt PS, vjen 1 muaj e gjysëm pas largimit të dy këshilltarëve të LSI drejt PS në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës qendër Qarku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here