
Forcat ruse përdorën raketa të shkrepura nga toka dhe nga ajri, raketahedhës dhe dronë të armatosur për të bombarduar provincat e Ukrainës që ajo ka aneksuar ilegalisht, por nuk i kontrollon plotësisht, duke shkaktuar viktima, dëmtime në ndërtesa dhe ndërprerje të energjisë të premten, raporton AP.
Ushtria ukrainase tha se forcat ruse kryen 18 sulme ajrore, pesë sulme me raketa dhe 53 sulme nga raketahedhës të shumëfishtë midis të enjtes dhe të premtes në mëngjes.
Sipas deklaratës së Shtabit të Përgjithshëm, Rusia po përqendronte pjesën më të madhe të operacioneve të saj sulmuese në lindjen industriale të Ukrainës, duke u fokusuar në qytetet dhe qytezat e Lyman, Bakhmut, Avdiivka dhe Marinka në provincën Donetsk.