Rusia ndalon operacionet transgjinore

0
69

Dhoma e ulët e parlamentit rus, Duma, votoi për të ndaluar operacionet ligjore dhe mjekësore gjinore.

Rusia ka luftuar kundër propagandës LGBTQ për vite me radhë, por ndërhyrja ushtarake në Ukrainë ka bërë që Kremlini të mbajë një qëndrim gjithnjë e më të ashpër kundër gjithçkaje që nuk përputhet me përkufizimin e tij të “vlerave familjare”.

Ligjvënësit rusë thanë se po godasin atë që ata e shohin si një luftë ekzistenciale kundër ndikimit të vlerave liberale perëndimore.

Projektligji i propozuar ndalon “ndërhyrjet mjekësore që synojnë ndryshimin e seksit të një personi” dhe “regjistrimin shtetëror të ndryshimit të gjinisë pa operacion”.

Kjo përfshin “formimin e karakteristikave seksuale parësore dhe (ose) sekondare të një personi”.

Por operacionet që “kanë për qëllim trajtimin e anomalive kongjenitale tek fëmijët” do të mbeten të ligjshme.

Presidenti rus Vladimir Putin ka vënë në shënjestër vazhdimisht ideologjinë transgjinore, si dhe personat LGBTQ, duke pretenduar se Perëndimi ka humbur busullën e tij morale

Shkruaj nje koment