Rusia shpall non grata Biden dhe Blinken

0
213

Rusia u ndalon hyrjen në territorin e saj presidentit amerikan Joe Biden dhe gati një mijë shtetasve të tjerë amerikanë.

Ministria e Jashtme ruse ka publikuar një listë me 963 shtetas amerikanë të cilëve u është ndaluar hyrja në vend. Lista përfshin Presidentin Joe Biden, Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe shefin e CIA-s William Burns.

Ky zhvillim vjen vetëm pak ditë pasi Senati miratoi një paketë të re fondesh “për t’iu përgjigjur situatës në Ukrainë dhe për të ofruar ndihmë”.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi më pas se Biden e dekretoi ligjin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here