Rusia shpall “non-grata” kryeministrin Johnson dhe 13 politikanë të tjerë britanikë

0
175

Kryeministrit britanik Boris Johnson i është ndaluar hyrja në Rusi për shkak të qëndrimit “armiqësor” të Britanisë së Madhe ndaj luftës në Ukrainë, ka thënë Moska.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se Sekretares së Jashtme Liz Truss, Sekretarit të Mbrojtjes Ben Wallace dhe 10 anëtarëve dhe politikanëve të tjerë të qeverisë britanike janë ndaluar gjithashtu të hyjnë në vend, raporton BBC.

Shkruaj nje koment