Rüttershoff dhe Angrisano: Dilni e votoni, me fat që keni një udhëheqës si Lulzim Basha!

Në takimin e organizuar nga PD me studentë dhe përfaqësues të “European Democrat Students”  ishin të pranishëm edhe Carlo Angrisano, president i EDS dhe Dr. Tobias Rüttershoff, drejtor i Fondacionit Konrad Adenauer për Shqipërinë.

Drejtori i KAS, Tobias Rüttershoff, në fjalën e tij apeloi që të gjithë shqiptarët të ushtrojnë të drejtën themelore, atë të votës. Tobias Rüttershoff tha “Ju drejtohem juve, miqve tanë këtu në Shqipëri, miqve tanë të rinj. Një pjesë e mirë prej të cilëve, mbase janë dhe votues për herë të parë.

Besoj se gjëja më e rëndësishme është që ju të dilni dhe të votoni, të përdorni votën tuaj për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë, për t’u angazhuar në këtë proces. Ky është thelbi i kësaj fushate të cilën ne po mbështesim. Nëse nuk e përdorni votën tuaj, dikush tjetër do ta bëjë, dhe vota juaj do të shkojë dëm. Ndaj dhe ju inkurajoj që të votoni, të motivoni njerëzit e tjerë që të dalin për të votuar. Kështu shpresoj se mund t’i afrohemi standardeve ndërkombëtare. “

Kurse Carlo Angrisano, president i EDS, në fjalën e tij tha se shqiptarët, të rinjtë duhet të bashkohen me një lider të ri dhe europian si Lulzim Basha.

Carlo Angrisano tha: “Dua t’ju përcjell një mesazh të rëndësishëm. Ju duhet të prini rrugën drejt ndryshimit duke marrë në dorë të ardhmen tuaj në 25 prill. Ju jeni me fat që keni një udhëheqës si Lulzim Basha, politikan i ri, energjik, i cili ka bërë kaq shumë për vendin e tij dhe për të gjithë ju.

Ju keni një vizion, një përkushtim për ta transformuar Shqipërinë dhe për ta bërë Shqipërinë zemrën e re të Europës. Ju do t’u jepni studentëve shqiptarë, të rinjve shqiptarë më shumë mundësi se kurrë më parë, një arsimim më të mirë, programe më të mira shkëmbimi së bashku me familjen tonë europiane. Ju do t’u jepni përsëri shpresë të rinjve shqiptarë për të ardhmen e tyre.”

Organizata Rinore Europiane: Jeni me fat që keni një udhëheqës si Lulzim Basha

“Unë jam këtu për te përfaqësuar organizatën më të madhe në Evropë, Studentët Demokratë Evropian, organizata zyrtare e studentëve të EPP dhe është një nder të jem këtu për të mbështetur dhe inkurajuar ju rininë shqiptare, studentët shqiptarë. Unë dua t’ju jap një mesazh të rëndësishëm: Ju duhet të drejtoni rrugën drejt ndryshimit duke marrë kontrollin e së ardhmes tuaj në 25 Prill. Ju gjithmonë do të keni mbështetjen tonë dhe ne do të qëndrojmë gjithmonë përkrah jush. Ju jeni me fat që keni një udhëheqës si Lulzim Basha, politikan i ri, energjik, i cili ka bërë kaq shumë për vendin e tij dhe për të gjithë ju.

Familja EPP beson te ju. Ju keni një vizion, një mision për të transformuar Shqipërinë dhe për ta bërë Shqipërinë zemrën e re të Evropës. Unë shpesh ju kam takuar gjatë takimeve të PPE-së, ne kemi punuar së bashku dhe ju keni frymëzuar të gjithë familjen tonë të PPE-së përmes dëshirës dhe punës tuaj të pandalshme për të ndryshuar Shqipërinë dhe për t’i ofruar të rinjve shqiptarë një të ardhme të begatë, një të ardhme të vërtetë Evropiane.

Unë mund të ndjej zhgënjimin, pas 8 viteve të Ramës dhe dështimet e qeverisë së tij, por tani është koha për shpresë, ku ju keni në duart tuaja të ardhmen tuaj, ju keni fuqinë për të larguar ketë  politike te dështuar dhe për të ndryshuar vendin tuaj për më mire.  Ju keni përpara modelin e rregullit që i duhet këtij vendi, Lulzim Basha. Ai ka besimin e duhur, arsimin perëndimor që do të përmbushë sfidat me të cilat përballet ky vend.” 

Carlo Angezano: Basha do t’u japë të rinjve shqiptarë më shumë mundësi se kurrë më parë

“Unë pres që të vij përsëri këtu dhe të punoj me Kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë, Lulzim Basha. Ju do t’u jepni studentëve shqiptarë, të rinjve shqiptarë më shumë mundësi se kurrë, një arsimim më të mirë, programe më të mira shkëmbimi së bashku me familjet tona Europën. Ju do t’i jepni përsëri shpresë të rinjve shqiptarë për të ardhmen e tyre. Faleminderit! Faleminderit përsëri për pritjen këtu në selinë e PD. Faleminderit të gjithë miqve të mi nga forumi FRPD. Ka qenë një nder të shkëmbej me ju ide  ditët e fundit të fushatës. Falë punës suaj, falë punës që rinia juaj po bën në nivelin evropian, studentët shqiptarë tani përfaqësohen në nivelin më të lartë që kanë qenë ndonjëherë. Së bashku do të bëjmë një Shqipëri më të fortë dhe do të hapim rrugën drejt fitores. Fitore dhe Rama ik.” 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment