Sa më diktatoriale shoqëria aq më mirë me shëndet janë njerëzit?

0
164

Nga Artan Fuga
Katër informacione të vërteta dhe një pyetje

  1. Sindromi i të burgosurit si virus është hapur shumë ndër burrat. Cfarë është? Kam folur në telefon me rreth 30 vetë, nga të cilët 10 flisnin si më parë, kishe qejf t’i dëgjoje. Por 20 të tjerët zgjasnin muhabetin, flisnin kot, përsërisnin nga njëqind herë gjërat, hynin në monologje, të ndërprisnin fjalën, nuk dëgjonin, flisnin pa fund, nisnin të harronin emrat e përveçëm, kishin hyrë në teorinë e komplotit hebreo – frankmason, thoshin : e pe doli fjali ime!, tregonin se çfarë bëjnë ata të përkryer, sesi të tjerët nuk i kuptojnë, etj. Disa lavdëronin ose shanin edhe qeverinë. Jepnin parashikime se kur do të përfundojë pandemia. Sindromi i mbylljes në shtëpi. Sindromi i të burgosurit!
    Kur të dalin në liri këta mos i llogarisni më!
  2. Rritur me 20 deri 30 përqind aktet e dhunës familjare ku burri rreh gruan në shtëpi në disa vende europiane. Statistikat vijnë nga denoncimet e grave në polici.
  3. Në Itali, Spanjë etj, ndonëse jeni në pikun e epidemisë ka një stopim të rritjes të paraqitjes të të sëmurëve në spitale. Mbetet për t’u parë nëse do të jetë një pikë vertikal në ulje apo linear horizontal. Tregues shumë pozitiv.
  4. Në Francë autorizohet që edhe të sëmurët me simptoma të lehta nën kujdesin e mjekve dhe me recetë, nën vëzhgimin edhe të mjekve të familjes mund të marrin plakenil. Testimi bëhet gjithashtu në disa dhjetra spitale njëkohësisht.
    Pyetje :
    Si është e mundur që në shoqëritë demokratike epidemia zhvillohet me një kurbë që është rritur gjeometrikisht kurse në vende diktatoriale, gjysëm diktatoriale, ose piramidale të vdekurit dhe të infektuarit rriten si numur gradualisht, pra me shifra të vegjël?
    Cfarë do të thotë kjo? Sa më diktatoriale shoqëria aq më mirë me shëndet janë njerëzit? Apo… Këtej e tutje ja një kriter bio-imunitar për të dalluar një pushtet arbitrar nga një pushtet demokratik. Në demokraci njerëzit sëmuren dhe shkojnë në spital. Kurse në diktatura ose shoqëri piramidale njerëzit sëmuren dhe kush thotë se jam sëmurë rrezikon të ndëshkohet për agjitacion e propagandë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here