Saimir Tahiri në dokumentarin italian pak para dënimit me burg: Më vunë bombat! Marijuana në Shqipëri, histori varfërie

0
260

Saimir Tahiri, ish-ministri i qeverisë së kryeministrit socialist të Edi Ramës, në detyrë deri në mars 2017, ishte i përfshirë në hetimet e zhvilluara në Itali, të cilat çuan në tetor të po këtij viti, në çmontimin e një organizate kriminale të përbërë nga italianë dhe shqiptarë të angazhuar në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve.

Tahiri, pak ditë pas intervistës për dokumentarin italian “Narkot shqiptarë “përfundon në burg pasi dënohet për shpërdorim detyre me 3 vite e 4 muaj, i akuzuar për lidhje me një grup kriminal të dedikuar për trafikimin e marijuanës drejt Italisë.

“Nëse do të isha i korruptuar? Unë nuk do të vija në Itali për të kërkuar nga Guardia di Finanza të dyfishonte patrullimet për të monitoruar territorin. I kërkova të gjitha vendeve europiane të na ndihmojnë të luftojmë trafikun e drogës”, tha ish-ministri i Brendshëm shqiptar Saimir Tahiri pak ditë para arrestimit në dokumentarin që do të transmetohet sot në orën 21:25 me rrëfimin e Nello Trocchias.

Më vunë bombat dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri, marihuana nuk është histori kriminelësh, por varfërie”, thotë Tahiri në dokumentarin e realizuar nga Carmen Vogani, Lorenzo Giroffi (regjisor) dhe Marco Carta

Trafikantët shqiptarë të drogës janë të armatosur deri në dhëmbë dhe të pamëshirshëm me këdo që përpiqet t’i ndalojë, pasi prej vitesh janë konsideruar si kriminelë të dorës së dytë, por përmes lidhjes së përkatësisë dhe besnikërisë kanë arritur të rekrutojnë një ushtri besnikësh. Besnik që merren me menaxhimin, ruajtjen dhe kontrollin e porteve në të gjithë Evropën ku kalon ari i shekullit: kokaina.

Mafia shqiptare ka çifligun në Shqipëri, qendrën e pushtetit, por tashmë ka sjellë luftën për drogën në Ekuador. Trafikantët shqiptarë të drogës bëjnë biznes në Evropë, pothuajse kanë monopolin e trafikut të marijuanës, janë ngjitur në piramidën kriminale me prita dhe duke mbjellë terror.

‘I narcos albanesi’ është i pari nga katër dokumentarët e ‘Lidhja Mafia’, seriali i prodhuar nga Videa Next Station, të cilin Nove do ta transmetojë çdo të shtunë në mbrëmje.

Përgjimet ekskluzive mes bosëve shqiptarë dhe të Barit, krahas marrjes në pyetje origjinale të të penduarve, do të transmetohen së bashku me dëshmitë e papublikuara të operatorëve të portit, familjeve të viktimave dhe trafikantëve të drogës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here