Saimir Tahiri prishi hetimet për trafikun e drogës!

0
308

Një rast i paprecedentë ka ndodhur këtë të enjte gjatë hetimeve për rrëzimin e avionit të vogël tip “Piper” në Ishëm të Durrësit. Ndërkohë që prokurorët po punonin intensivisht për të zbardhur të gjithë skemën e funkisonimit të këtij trafiku, puna e tyre “është hedhur në erë” nga vetë ministri i Brendshëm. Ndërsa prokurorët u komunikonin vazhdimisht të gjithë gazetarëve të interesuar se piloti italian Guido Guidi po i qëndronte versionit të parë, u përhap lajmi se ai kishte nisur të bashkëpunonte dhe të tregonte lidhjet e tij në Itali dhe Shqipëri. Kjo për prokurorët është një sinjal që u shkon direkt bashkëpunëtorëve të tij. I pari që e tha lajmin se piloti do të ngarkonte 200 kg kanabis ishte gazetari Artan Hoxha në studion e emisionit Opinion. Pas kësaj Hoxha u ndalua nga prokurorët për nxjerrje të sekretit dhe prishje të hetimeve. Por nga doli ky lajm. Burime të lapsi.al mësuan se ai është nxjerrë nga vetë ministri i brendshëm Saimir Tahiri. Ai me dorën e tij prishi hetimet e një ngjarjeje shumë të rëndësishme dhe jo një gazetar që ka për detyrë të thotë të vërtetën që di.  /lapsi.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here