Saimir Tahiri transferohet ne burgun e Fierit

0
155

Ish-ministri Saimir Tahiri pritet të transferohet në burgun e Fierit ku do të vuajë dënimin e caktuar pak ditë më parë nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sapo ka vendosur që Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ta kryejë dënimin në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Fier.

Pas vendimit, tashmë pritet transferimi i ish ministrit Tahiri, nga burgu 313 në Tiranë, drejt burgut të Fierit.

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, u dënua nga Apeli i GJKKO me 3.4 vite burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here