Salianji i kujton Ramës satelitët: Në qiell po fluturojnë çmimet e naftës dhe shportës

0
14

Kryeministri Edi Rama premtoi nga foltorja e Kuvendit se në muajin Mars dhe Qerhsor, Shqipëria do të kishte dy satelitë në hapësirë, Albania 1 dhe 2.

Demokrati Ervin Salianji i ka rikujtuar Ramës satelitët e premtuar duke i sjellë në vëmendje edhe rritjen e çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve të shportës. Salianji shkruan në Facebook teksa i drejtohet kryeministrit se e vetmja gjë që po fluturon drejt hapësirës është çmimi naftës dhe shportës.

“Edi Rama premtoi solemnisht se këtë Mars dhe Qershor do të ngrintë në hapësirë dy satelitët shqiptarë dhe na ftoi të mos qeshnim me premtimin e tij!

Në këtë muaj kur duhet të ishin në hapësirë dy satelitët që do të bënin namin, në qiell kanë fluturuar çmimet e shportës dhe nafta! Sot më shumë se çdo herë tjetër qytetarët kanë nevojë për ndihmën e qeverisë jo për qeveri që fluturon me satelitë…”, shkruan Salianji në Facebook.

Shkruaj nje koment