Sarandë, evidentohet për herë të parë Foka e Mesdheut

0
182

Gjatë vizitave për investigimin e pranisë së fokës së Mesdheut në jugun e Shqipërisë, PPNEA arriti të dëshmojë me video, praninë e saj në Sarandë. Ky dokumentim u sigurua pas intervistave me peshkatarët, zhytësit, banorët lokalë si dhe përfaqësues të bizneseve.

Filmimi është rregjistruar prej peshkatarëve të zonës, të cilët ushtrojnë çdo ditë aktivitetin përgjatë vijës bregdetare. 

Sipas tyre, gjatë këtij viti, ju është dhënë mundësia për të parë disa herë dy individë të përmasave të ndryshme.

Duke u bazuar në përshkrimin e karakteristikave të trupit mendohet të jenë një individ adult dhe një tjetër i ri i Fokës së Mesdheut.

Informacionet e detajuara mbi vendndodhjen, kohën, si dhe karakteristikat fizike u morën gjatë intervistave në Sarandë, Ksamil dhe Himarë. Nga përgjigjet u pa se perceptimet mbi fokën ishin tepër pozitive dhe se banorët e zonës e mbështetnin mbrojtjen e këtij gjitari ujor.

PPNEA do të angazhohet vazhdimisht për sigurimin e qetësisë, në mënyrë që këtij lloji të rrallë t’i ofrohen kushtet e përshtatshme për strehim dhe riprodhim përgjatë brigjeve shqiptare dhe i bën thirrje qytetarëve që të raportojnë nëse do ta pikasin Fokën e Mesdheut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here