Sarandë/Gjendet e pajetë në banesën e saj një grua e moshuar

0
56

Një grua e moshuar është gjendur e pajetë në banesën e saj në qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, ndërsa viktima me inicialet L.T është 80 vjeç. Sipas informacioneve të para, e moshuara jetonte e vetme në një apartament, ndërkohë që është nënë e dy vajzave, të martuara. Paraprakisht dyshohet si vdekje natyrale, ndërsa nuk janë konstatuar shenja dhune në trup. Trupi i të moshuarës u transportua ne morgun e spitalit, ku do të përcaktohet edhe shkaku i vdekjes.

Shkruaj nje koment