Sarandë, gjendet një person i pajetë në greminë

0
90

Një person është gjetur i pajetë rreth mesditës së sotme në një greminë. Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se sot, rreth orës 11:30, në fshatin Dhivër, është gjetur i pajetë shtetasi Dh. B., 68 vjeç, banues në fshatin Dhivër.

Dyshohet se 68-vjeçari është rrëzuar aksidentalisht, nga një shkëmb, ndërkohë që ishte duke kullotur bagëtitë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Shkruaj nje koment