Sarandë , helmon veten me fotoksinë, mjekët s’e shpëtojnë dot

0
154

Një burrë në Sarandë, Laert Baboçi, 52 vjeç, ka humbur jetën pasi ka pirë fotoksinë. Sipas burimeve banori i lagjes nr.2 të qytetit është dërguar në urgjencë , ku mjekët konstatuan se kishte pirë fotoksinë. Por, doza ka qënë e madhe dhe ai nuk arriti të shpëtojë, pavarësisht se ndihma mjekësore iu dha me shpëjtësi.
Për këtë vetvrasje ka nisur hetimi. Sipas burimeve I ndjeri Baboçi ka qënë në kushte të rënda psiqike, pavarësisht se nuk duket se kishte konflikte me njeri.
Kanë qënë familjarët që e kanë gjetur në gjendje të rëndë dhe kanë nxituar ta transportojnë për në spital, ku ai nuk mundi megjithatë të mbijetojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here