Sarandë, holandezi gjendet i pajetë në ballkonin e banesës

0
66

Një i moshuar holandez është gjetur i pajetë në banesën e tij, në Sarandë.

Pasditen e sotme, në ballkonin e banesë është gjetur i pajetë shtetasi holandez Johan Van Wijk, 66 vjeç, banues në Sarandë.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se 66-vjeçari ka ndryshuar jetë, për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjeve.

Shkruaj nje koment