Sarande , mbajti hapur lokalin pas ores policore gjobitet pronari

Sarandë

Vijon puna për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Mbante hapur lokalin jashtë fashës orare, gjobitet me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i lokalit.

Procedohen penalisht dhe 2 shtetas, klient të lokalit, kundërshtuan punonjësit e Policisë.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në lagjen Nr.1, Sarandë, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, kanë konstatuar të hapur jashtë fashës orare lokalin në pronësi të shtetasit I.S. Gjatë kohës që punonjësit e Policisë po plotësonin masën administrative për ushtrimin e aktivitetit në kundërshtim me Aktin Normativ, ata janë kundërshtuar nga shtetasit S. A., dhe A. C., të cilët ndodheshin në lokal.

Shtetasit S. A., 49 vjeç, dhe A. C., 41 vjeç, banues në Sarandë janë shoqëruar në Komisariat dhe në përfundim të veprimeve janë proceduar në gjëndje të lirë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë për pronarin e lokalit, shtetasin I.S.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment