Sarande/ Me precedent penal, tentoi te vidhte nje makine , kapet 33 vjecari

0
124

Nje person në Sarandë me precedentë penal, është kapur nga policia duke vjedhur një makinë.

Në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin F. O., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është kapur në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Butrinti”, në lagjen nr.1, Sarandë, duke tentuar të vidhte një automjet tip “Benz”, të parkuar në këtë rrugë.  

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i një tjetër rasti të vjedhjes të pronës, konkretisht më datë 29.03.2023, ka vjedhur një shumë parash, në një banesë.  

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here