Sarandë, një person paraqitet në spital i plagosur me armë gjahu

0
76

 Nje person ka përfunduar në spitalin e Sarandës, i plagosur me armë gjahu.

Nga të dhënat paraprake policia bën të ditur se sot, rreth orës 12:30, është paraqitur në Spitalin e Sarandës, për ndihmë mjekësore shtetasi M. H., 59 vjeç.

Dyshohet se 59-vjeçari është vetëplagosur me armë gjahu në banesën e tij, në fshatin Bamatat, Delvinë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shkruaj nje koment