Një person ka përfunduar i plagosur në spitalin e Sarandës. Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës shtetasi Erlind R., 38 vjeç, banues në lagjen Nr. 2 Sarandë.
38-vjeçari dyshohet se për motive të dobëta është konfliktuar me një shtetas tjetër.
Aktualisht po punohet për identifikimin dhe kapjen e personit të përfshirë në konflikt.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.