Sarandë/Rrëzohet nga shkallët e hotelit, biznesmeni niset me urgjencë drejt Tiranës

0
160

Biznesmeni i një hoteli është aksidentuar mesditën e sotme në Sarandë. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale P. K., 47 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të rënda.

Raportohet se biznesmeni është rrëzuar nga shkallët dhe për pasojë ka pësuar trauma, kryesisht në qafë.

Ai ka marrë fillimisht ndihmë në spitalin e Sarandës dhe më pas është transportuar drejt Tiranës me anë të një helikopteri.

Biznesmeni tashmë po merr trajtim mjekësor në spitalin e Traumës në kryeqytet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here