Sasi rekord perimesh me pesticide ndalohen në Greqi

0
194

Autoritetet portuale në Greqi kanë sekuestruar një sasi rekord perimesh të importuara nga Shqipëria.
Bëhet fjalë për një sasi prej 6.596 kilogramë perime me pesticide që më pas u asgjësuan.
Ndalimi i perimeve që vinin nga Shqipëria u krye nga inspektorët e ushqimit të Departamentit të Ekonomisë Rurale dhe Veterinarisë së Pireut në bashkëpunim me Qendrën Rajonale për Mbrojtjen e Bimëve, Cilësinë dhe Kontrollin Fitosanitar.
Pas disa kontrolleve laboratorike, rezultoi se mbetjet e produkteve për mbrojtjen e bimëve u zbuluan në përqendrime më të larta se nivelet maksimale të lejuara. Kjo nuk është hera e parë që produkte shqiptare me sasi të mëdha helmi, sekuestrohen dhe më pas asgjesohen në shtetin fqinj.
U shkatërruan 401 Arka prej kartoni specash që peshojnë 4,687 kg, 250 arka prej kartoni kungull i njomë që peshojnë 1,751 kg dhe 67 arka prej kartoni me domate turshi me peshë 557 kg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here