Scholz në Prishtinë, Kurti: Në fund të vitit Kosova aplikon për statusin e vendit kandidat për në BE

0
43

Kancelari gjerman Olaf Scholz nisi sot turin e tij të parë të takimeve në Ballkanin Perëndimor. Ndalesa e parë e Scholz ishte Prishtina, ku zhvilloi edhe një konferencë të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti.

Kurti deklaroi nga konferenca se në fund të vitit Kosova do të aplikojë për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, teksa theksoi se qeveria është duke punuar për të përmbushur reformat e nevojshme që i japin integrimin evropian.

“Në përputhje me premtimet dhe perspektiven evropiane po punojnë për përmbushjen e reformave për anëtarësim në BE. Do të vazhdojmë edhe me aspiratën tonë për statusin e kandidatin për BE ku planifikojmë të aplikojmë në fund të këtij viti”, tha Kurti.

Kryeministri falënderoi Gjermaninë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, ndërsa shtoi se Prishtina do të jetë aleat besnik i Berlinit.

Shkruaj nje koment