Se bën Amerika por e bën Shqipëria/ Trump: Nuk do i urdhëroj amerikanët të mbajnë maska

0
136

BBC
Presidenti Donald Trump është zotuar se nuk do t’i urdhërojë amerikanët që të mbajnë maska për të kufizuar përhapjen e koronavirusit.
Ai tha për Fox News se nuk është dakord me një vendim për të detyruar mbajtjen e maskës, duke thënë se njerëzit duhet të kenë ‘një liri të caktuar’.
Komentet e tij erdhën pasi dr. Anthony Fauci, eksperti më i mirë i sëmundjeve infektive në SHBA, i bëri thirrje drejtuesve shtetërore dhe lokalë që të bëjnë sa më shumë të jetë e mundur që të detyrojnë njerëzit të veshin maska.
Një numër shtetesh, përfshi edhe ato më guvernatorë republikanë, kanë urdhëruar që mbajtja e maskës jashtë të jetë e detyrueshme.
Trump u fotografua fundjavën e shkuar duke mbajtur maskë pasi më parë i kishte rezistuar kësaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here