Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, PD: SPAK të kërkojë kokën e grupit të strukturuar kriminal

0
68

Partia Demokratike deklaron se sekuestrimi i inceneratorit te Tiranes behet dy vite pasi pronaret e tij, fiktiv apo ne letra, jane shpallur ne kërkim.

Deputetja Ina Zhupa tha në një deklaratë për mediat se kjo mase ndryshe nga dy të tjerët, djegesi i Elbasanit dhe Fierit as qe mund të kryhet, sepse në Sharrë nuk ka pasur kurrë dhe nuk ka as sot incenerator.

Zhupa apeloi SPAK që të kërkojë kokën e grupit të strukturuar kriminal.

ZhupaVetëm dje, pas vitesh denoncime të Partisë Demokratike, përballje me forcën e provave dhe fakteve, padive në SPAK, më në fund u hap kapaku i pusetës së inceneratorit inekzistent të Tiranës.
Partia Demokratike vlerëson çdo masë dhe vendim për zbatimin e ligjit.

Por, Partia Demokratike deklaron se sekuestrimi i inceneratorit te Tiranes behet dy vite pasi pronaret e tij, fiktiv apo ne letra, jane shpallur ne kerkim dhe në fakt, kjo mase ndryshe nga dy të tjerët, djegesi i Elbasanit dhe Fierit as qe mund të kryhet, sepse në Sharrë nuk ka pasur kurrë dhe nuk ka as sot incenerator. Letrat dhe kompania e Zoto-Mërtirit mund të sekuestrohen.

Njoftimi që SPAK beri tregon edhe hetimin e veprës penale “shpërdorim detyre” një vepër që nuk i përket as Zotos, as Mërtirit, dy individë qe me se shumti jane vetem aksionerë dytesorë te sipermarrjes Rama- Veliaj.
“Shperdorimi i detyres” ju takon Edi Rames, Erion Velise dhe anëtarëve te tjere te organizates kriminale qe ngriten si sipermarrje te tyre djegsat, dhe realizuan vjedhjen e shekullit.
SPAK nuk mund t’ju servirë si pronarë të vertetë Zoton dhe Mertirin, kur me firmat dhe vulat e tyre te tille mund te provohen Edi Rama, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaçi etj.https://d16c43a40c0aec0b4cd58bb45650a621.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

Zoto dhe Mërtiri nuk mund te ndryshonin praktiken e trajtimit te mbetjeve ne Tirane, nuk mund te dergonin sic ka derguar Erion Veliaj kater shkresa per miratimin e koncensionit, nuk mund të tjetërsonin para nëse qeveria dhe bashkia nuk do jepte para për djegie plehrash kur djegës nuk ka.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Thesarit, të përpunuara nga Open Data Albania, në periudhën 4 Prill 2018 – 12 Qershor 2023, Bashkia Tiranë ka kryer 150 transaksione me vlerë 56.6 milionë euro për llogari të kompanisë “Integrated Energy BV SPV”. Këto 56.6 milion euro dhe të tjera që jepen akoma vidhen nga taksat e qytetarëve, hiqen nga buxheti i shtetit dhe nuk kryejnë asnjë funksion.

Shkruaj nje koment