Sekuestrimi i incineratori të Tiranës, Bardhi: SPAK në rrugën e duhur

0
58

Deputeti demokrat, Gazment Bardhi reagoi pasi SPAK sekuestroi sot inceneraatorin e Tiranës.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Bardhi thekson se paratë e vjedhura të qytetarëve duhet t’i kthehen buxhetit të shtetit.

Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës është vetëm hapi i parë, por i domosdoshëm, i rrugës për të bërë drejtësi për aferën korruptive të Edi Ramës dhe Erjon Veliajt. Paratë e vjedhura qytetarëve duhet të kthehen në buxhetin e shtetit.

Përgjegjësit për këtë aferë duhet të përballen me drejtësinë. SPAK është në rrugën e duhur për të berë realitet ndëshkueshmërinë e çdo zyrtari të lartë të korruptuar. Askush mbi ligjin është më afër se kurrë“, shprehet Bardhi.

Shkruaj nje koment