Sekuestro parave te te forteve?- Manipulim i qytetareve! / Nga Indrit Vokshi

A e kuptoni si iu manipulojnë?

Pak vëmendje.

“Sekuestro parave të të fortëve..” – ishte titra e lajmeve dhe kryeministri duke tundur gishtin e duke thënë se do t’iu sekuestrojë pasurinë.

Parlamenti ka miratuar në 2012 ligjin “Anti-mafia” i cili synon goditjen e pasurisë së grupeve kriminale. Prokuroria vendos sekuestro kur ka të dhëna se personi është i përfshirë në aktivitet kriminal. Personi mandej ka detyrimin ta justifikojë në gjykatë. Por, por, nuk mund t’ia konfiskosh dikujt pasurinë pa pasur të dhëna se është i përfshirë në krim.

S’mund pra të kapësh në rrugë kot dikë veçpse ka makinë luksoze apo vilë e ta bësh kurban për masën që do gjak.

Në 2012 kur po miratohej ligji e debatova me një prokuror të Prokurorisë së Përgjithshme çështjen e justifikimit. I them, janë mijëra shqiptarë që kanë punuar punë krahu në “të zezë” në Itali, Greqi e kudo. E kanë një vilë apo biznes ama me letra nuk munden ta justifikojnë. A do të jenë këta të ekspozuar ndaj ligjit?! A është ligj anti-mafia apo mjet për inkuzicion e gjoba?

Këtu është e gjithë frika; nëse oficeri i policisë gjyqësore apo prokurori mund ta përdorte hapsirën ligjore për gjoba, kryeministri mund ta përdorë vetë ligjin dhe qëllimin e tij për populizëm, propagandë, duke reklamuar konfiskime pasurie, akuzuar prokurorinë e gjykatat si të korruptuara nëse ndodh që ato të mos guxojnë të bëhen aq populiste sa ky, të mos pranojnë ta vendosin apo heqin sekuestron. Dhe masa të thotë po, gjyqësor i korruptuar.

Kështu do të thyhet çdo besim, çdo grimcë serioziteti e mbetur në institucione, vetëm pse qeverisë i duhet shfaqje; i duhet të aktrojë para popullit sikur po lufton krimin pasi 4 vjet jo që nuk ka çuar të dhëna në prokurori por i ka favorizuar grupet kriminale. Iu ka shumuar paratë, pronat, ndikimin në institucionet e shtetit.

Ama popullit do t’i thotë se po i lufton pasurinë e pajustifikuar edhe pse nuk mundet ta justifikojë vilën ku vetë jeton. Çnivel pafytyrsie.

J’aimeAfficher plus de réactions

Commenter

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment