Sekuestrohen 230 kompjutera dhe server, dyshime se MEK kryente sulme kibernetike drejt Lindjes së Mesme

0
134

Prokuroria e Posaçme (SPAK) nisi dy muaj më parë hetimet për një grup të strukturuar kriminal për sulme kibernetike me qëllime terroriste, Hetime nisën pas të dhënave se në kampin Ashraf 3 ishin krzer sulme kibernetike.

Policia zhvilloi sot një operacion për të kontrolluar në kampin e MEK në Manzë, por aty hasi me rezistencën. Sipas raportimeve, mësohet se nga kontrolli policia ka sekuestruar  230 kompjuterë dhe serverë që janë dërguar në ekspertim në bazën e hetimit elektronik pranë Prokurorisë së Posaçme.

Sulmet kibernetike që dyshohet se kryheshin në Manzë, kanë pasur si shenjestër vende të Lindjes së Mesme. Megjithatë kjo pritet të provohet nga ekspertiza.

Po ashtu, thuhet se kontrolle janë kryer edhe në një apartament në Tiranë.

Shkruaj nje koment