Sekuestrohen 32 mijë euro të padeklaruara, nën hetim dy persona

0
81

Rreth 32 mijë euro të padeklaruara në kufi janë vendosur në sekuestro, ndërkohë që dy poseduesit e tyre janë vënë nën hetim.

Shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në të gjitha pikat kufitare të vendit, bazuar në analizën e riskut, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, në hyrje të RSh-së, në PKK Morinë dhe në PKK Port Durrës, kanë konstatuar dhe goditur dy raste të paligjshmërive në këtë fushë.

Në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, si rezultat i kontrollit në vijën e dytë, shërbimet i gjetën shtetasit J. R. 58 vjeç, banues në Luksemburg, 20 000 euro të fshehura në automjetin që drejtonte, me qëllim mosdeklarimin. Ndaj këtij shtetasi nisi procedimi në gjendje të lirë, ndërsa shuma prej 20 000 eurosh u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, shërbimet e Policisë gjetën në automjetin e shtetasit K. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, 12 205 euro të padeklaruara sipas kërkesave të ligjit. Ndaj 35-vjeçarit nisi procedimi në gjendje të lirë, ndërsa shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive pranë gjykatave të rretheve gjyqësore Kukës dhe Durrës, për veprime të mëtejshme.

Shkruaj nje koment