Sekuestrohen mbi 42 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, e pësojnë dy të rinjtë

0
102

Gjatë një operacioni të zhvilluar nga policia greke pranë Kozanit këtë të hënë, është ndaluar një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër me Shqipërinë.

Brenda mjetit janë gjetur 3 çanta me 40 pako që përmbanin 42 kg 710 gram marijuanë. Mediat vendase bëjnë me dije se në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit 22 vjeç dhe pasagjerja 23 vjeçe, të dy shtetas greke.

Po kështu u sekuestruan nga policia dhe 2 celularë dhe 2 karta SIM.

Shkruaj nje koment