Njëri krah i By Passit të Fierit përfundoi në qershor të këtij viti, dhe ka lehtësuar qarkullimin e mjeteve. Por, nisja e reshjeve sjell në vëmendje gabimet inxhinierike që janë bërë gjatë ndërtimit të tij tek ura e Mbrostarit. Ngritja e tij në formë dige e në një nivel me urën, ka krijuar një hinkë, që vështirë të përballojë reshje si ato të 2017-ës.
Gabimi inxhinierik është konstatuar prej fillimit të ndërtimit të By Passit dhe është bërë ankesa në Ministrinë e Infrastrukturës. Punimet janë pezulluar për një periudhe disa mujore, por ato kane vijuar më pas me të njëjtin projekt.
Ndërsa, firma zbatuese e By Passit po punon për asfaltimit e krahut tjetër të tij dhe ndërtimin e 7 mbikalimeve, edhe bashkia ka reaguar për shqetësimin nga pjesa e Mbrostarit. Më 25 tetor përmes një shkrese zyrtare i ka bërë prezent problemin si Ministrisë së Infrastrukturës edhe Emergjencave Kombëtare.
