Sëmundjet e stomakut

0
284

Për sëmundjet e stomakut mund të themi se janë të shumta në numër dhe të ndryshme nga njëra-tjetra. Për mjekimin e tyre, mjekësia popullore iu vjen në ndihmë me disa kura popullore, të cilat mund t’i përgatitni lehtësisht. Stomaku gjendet në pjesën e sipërme të barkut, nën brinjë dhe diafragmë dhe lidhet me gurmazin dhe zorrët si një kanal i përbashkët, i cili vazhdon deri në anus. Stomaku ka formën e një qeseje, ndërsa madhësia e tij ndryshon sipas moshës dhe gjinisë. Stomaku është në gjendje të zgjerohet dhe të mbajë lëndë ushqimore në sasi deri në disa litra. Mjekët popullorë kanë shpjeguar sëmundjet që shfaqen në stomak, si dhe kurat popullore për shërimin e tyre. Mënyra e të ushqyerit dhe ushqimi që konsumon çdo njeri janë shkaktarët kryesorë të kësaj sëmundjeje. Ngrënia e tepruar, mospërtypja mirë e ushqimit nga goja, kur përdoren ushqime të rënda, të nxehta, të ftohta, ngacmuese, shumë të ëmbla, mish, peshk, patate, perime të kalbura, duhan, alkool, hudhra, kafe, salcë, shkaktojnë gastrit akut. Gastriti akut ka këto shenja dobësim trupor, të vjella, dhembje në pjesën e sipërme të barkut, ndjesi thartire dhe djegie në stomak. Gastriti kronik është pezmatimi i stomakut për një kohë të gjatë, si pasojë e proceseve akute, sidomos kur stomaku rëndohet me ushqime të tepërta, të nxehta dhe të forta. Sëmundja shkaktohet nga humbja e oreksit, të vjellat, rëndimi i ushqimit në bark, thartia në stomak, dhembjet e kokës, etj. Ulçera e stomakut shkaktohet si pasojë e gastritit kronik, ku zhvillohen puçrra në cipën e stomakut ose në pjesën fillestare të zorrës së hollë . Kjo është një sëmundje nga e cila stomaku preket më shpesh. Një prej mundësive të pakta që përdoret për kurimin e ulçerës në stomak është mjalti.  Bananet janë shumë të rëndësishme në përdorimin kundër hemorragjisë cerebrale, po ashtu ato ulin tensionin e lartë, ulin aciditetin e stomakut, si dhe ndihmojnë kundër diarresë .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here