Sëmundjet më të përhapura në Shqipëri:Depresioni dhe obeziteti

0
54

Në Shqipëri, sëmundjet më të përhapura janë depresioni dhe obeziteti, por jo të vetmet. Sipas një kërkimi nëpër farmaci, gjatë një muaji, ilaçet më të kërkuara për një varietet gjendjesh shëndetsore dhe sëmundjesh, janë :

Për probleme me tensionin: Enap 20 mg, i cili përdoret për të ulur tensionin e lartë.

Për trajtimin e diabetit: Siofor 850 mg, me përbërës kryesor metformin, i cili asiston në mbajtjen e glukozës sa më pranë nivelit normal.

Për problemet me stomaku: Ulcezol 20 mg përmban 20 mg omeprazol, i cili përdoret në një sërë problemesh me aparatin tretës si ulçera duodenale, ulçera gastrike.

Për problemet me yndyrnat: Atoris 20 mg, që frenon prodhimin e kolesterolit në mëlçi dhe rregullon sasinë e lipideve në gjak.

Antibiotik: Ciprinol 500 mg, që përmban Ciprofloksacinë. Ky antibiotik përdoret për infeksionet urinare, të traktit respirator, të organeve riprodhuese, abdominale, të kockave dhe kyçeve, lëkurës dhe indeve të buta dhe për infeksione të rënda sistemike.

Për problemet me tiroiden: Letrox 100 mg, përdoret për mungesën e hormoneve të tiroides në gjithë format e hipotiroidizmit.

Antidepresantë: Xanax 0.5 mg, ndikon kimikatet që mund të jenë të pabalancuara te njerëzit që vuajnë nga ankthi, paniku apo ankthi i shkaktuar nga depresioni.

Shkruaj nje koment