Serbia hoqi 6 mijë shqiptarë nga listat e votuesve, Kosova akuza për spastrim etnik

0
26

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dënuar heqjen e rreth 6 mijë shqiptarëve nga listat e votuesve në Serbi, në prag të zgjedhjeve presidenciale.

Në një postim në Twitter, Osmani shkruan se akti i kryer nga qeveria serbe është tentativë e një spastrimi etnik përmes pasivizimit.

“Sipas raportimeve, 6,000 shqiptarëve në Serbi i është mohuar e drejta e tyre themelore për të votuar, për shkak të fushatës së qëllimshme të spastrimit etnik përmes pasivizimit me mjete administrative”, ka shkruar Osmani.

Shkruaj nje koment