Seria e fotografive e NASA-s tregon imazhe para dhe pas ndryshimeve klimatike

0
69

NASA ka publikuar disa seri fotografie, të titulluar “Images of Change”, që shfaqin pamje para dhe pas ndryshimeve klimatike.

Seria e fotografive nuk fokusohet vetëm në ndryshimet klimatike. Aty sheh ndryshime të tjera që kanë ndikuar në botën tonë, siç janë “efektet e urbanizimit” dhe “rreziqet natyrore si zjarre dhe përmbytje”. Sidoqoftë, disa prej vendeve ku shfaqen janë vende që ndryshojnë për shkak të ndryshimeve klimatike.

Këtu është një foto me pamje para dhe pas. Shikoni  se sa ka ndryshuar akulli i detit Arktik, me një foto nga shtatori 1984 dhe një tjetër nga shtatori 2016.

NASA, e cila më 18 janar lëshoi një raport të përbashkët me Administratën Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) se si viti 2016  ishte “viti më i ngrohtë ndonjëherë “, me këtë seri fotografish qartëson se ndryshimi i klimës është i vërtetë.

https://twitter.com/NASA/status/821750019099398145?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.popsugar.com%2Ftech%2FNASA-Images-Change-Around-World-43055583&tfw_creator=POPSUGARTech&tfw_site=POPSUGARTech

Lake Oroville, California

Lake Urmia, Iran.NASA Earth Observatory

Shumë larg nga qytetërimi, shtresa e akullit të Grenlandës po shkrihet më shpejt se kurrë më pare. Shihni këto të dhëna dramatike nga 2014 dhe 2016 .

Greenland ice sheet

Shihni tkurrjen e Liqenit të Madh të Saltit (Great Salt Lake) në Utah në periudhën mes viteve 1985 dhe 2010, shkaktuar nga zvogëlimi i borës dhe reshjeve

Great Salt Lake, Utah.

Helheim Glacier, Greenland

Urbanizimi është një tjetër shqetësim. Në hapësirën e 25 viteve popullsia e New Delhi u rrit nga 9.4 milion në 25 milionë njerëz dhe ekspertët në OKB vlerësojnë se territori i Delhi mund të jetë shtëpia e rreth 36 milionë njerëzve deri në vitin 2030.

New Delhi, India

Ky ndryshim i dallueshëm nga I gjelbër në kafe ndodhi vetëm për disa muaj dhe ishte shkaktuar nga nxehtësia e verës dhe rritje e algave dhe baktereve

Lake Urmia, Iran.

Zvogëlimi i madhësisë së Liqenit Owens, Kaliforni, shkaktuar nga uji i devijuar dhe kimikatet toksike

Owens Lake, California.

Të drejtat të rezervuara. Përkthyer dhe përshtatur nga jugunews.net

Shkruaj nje koment