Sërish aksident në aksin Gjirokastër-Kakavije, një i lënduar rëndë

0
53

Aksident me pasoje ka ndodhur ne oret e mesdites ne aksin nacional Gjirokaster-Kakavije ne afersi te ktheses per ne drejtim te fshatit Gline.

Automjeti Mercedez-Benz me drejtues E.H 20 vjecar nga Fieri, ka goditur nje 62 vjecar kembesor i cili ishte perbi rruges ne fjale. Perplasja ka qene e forte aq sa deshmitaret ne vendngjarje, kane thene se trupi i 62 vjecarit ka bere salto ne ajer. Kaq ka mjaftuar qe i aksidentuari te transportohet menjehere per ne Spitalin Rajonal te Gjirokastres per te marre trajtimin e duhur.

Pas kesaj eshte shoqeruar ne Polici, 20 vjecari nga Fieri i cili ka speguar arsyet e aksidentit te ndodhur. Ne vendngjarje Grupi Hetimor po punon per zbardhjen e plote te kesaj ngjarjeje.

Shume aksidente kane ndodhur kete sezon vere ne aksin Gjirokaster-Kakavije pasi edhe ngarkesa dhe fluksi i levizjes se automjeteve ka qene i larte per shkak te ardhjes se emigranteve nga Greqia, por edhe te turisteve ne drejtim te Sarandes.

Shkruaj nje koment