Serish kapet droge ne kapanone, poseduesit “zhduken” pa lene gjurme

0
783

Vijojnë operacionet anti-cannabis të ndërmarra nga Policia e Gjirokastrës me qëllim, evidentimin dhe goditjen e vendmagazinimeve të bimëve narkotike. Dy kapanonë të vegjël, kanë qenë në fokusin e goditjeve mesditën e të shtunës nga Policia Rajonale në zonën e Përmetit. Burimet saktësojnë se janë sekuestruar ndërkohë 95 kg Cannabis Sativa dhe asgjesuar 1100 bimë në proces tharjeje. Operacioni u zhvillua në pyllin e fshatit Kreshovë në zonën e Petranit në Përmet. Gjatë operacionit u zbuluan dy kapanonë të vegjël të mbuluar me plastmas brenda të cilave u gjetën të varura në proces tharjeje, 1100 bimë kanabis. Njëkohësisht u gjetën dhe u sekuestruan edhe 11 thasë të mbushur me boçe kanabis me peshë totale 95 kg. Bimët janë asgjesuar në vend me anë të djegies, ndërkohë që Policia e Përmetit mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, po punon për kapjen e dy poseduesve të të gjithë mallit narkotik, të sekuestruar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here