Serish rritje rastesh me Covid19

0
132

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 2 persona, ndërsa janë regjistruar 117 raste pozitivë me koronavirus. Personat që kanë humur jetë janë një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruse.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 585 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar pozitivë 41 raste në Tiranë, nga 9 raste në Shkodër, Kavajë, 7 në Korçë, nga 6 raste Pukë, Lezhë, nga 5 raste Durrës, Kurbin, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Tropojë, 3 në Fier, nga 2 raste në Kolonjë, Lushnje, Vlorë, Mat, dhe nga 1 rast në Memaliaj, Ura Vajgurore, Pogradec, Kamëz, Berat, Elbasan.
Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet e rënduar. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacienteve të shtruar, ku aktualisht janë 85 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 68 qytetarë, duke e çuar në 2014 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1462 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.
COVID-19 – Statistika (13 Korrik 2020)
Testime totale 32938
Raste pozitive 3571
Raste të shëruara 2014
Raste Aktive 1462
Humbje jete 95 (Qarku Tiranë 49, Durrës 15, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 16, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 635
Durrës 218
Shkodër 186
Vlorë 108
Lezhë 75
Kukës 47
Berat 41
Korçë 40
Elbasan 35
Fier 33
Gjirokastër 24
Dibër 20

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here