Sezoni i shegëve ,në treg nuk ka shitje

0
150

Moti i ngrohtë ka sjellë shtim të prodhimit të shegëve këtë vjeshtë.Por për tregtarët e këtij fruti nuk ka asnjë anë pozitive ,kjo pasi nuk ka treg ku të shiten.Për këtë arsye një pjesë e prodhimit shkon dëm.

“Kuintal të tërë shegësh po na shkojnë dëm .Nuk ka njerëz kujt tia shesim.E kemi çuar çmimin deri në 80 lekë kg .Ka pas prodhim shumë po nuk ka shitje.Po qëndruan në arka normal që do prishen”-thotë një shitës.

“Janë të mira ,ka qenë sezon i mirë ,ne na u bënë para kohe po ka rënë sasia e shitjeve.Ka konkurrenc se kanë të gjithë ,çmimin e kemi ulur vetëm ti shesim se po na prishen .Po nuk ka kërkesa .Dëm po na ikin ,i gjithë mundi e shpenzimet.”-shprehet një shitëse tjetër.

Mungesa e njerëzve por edhe e buxhetit i bën tregtarët ,fermerët ta hedhin një pjesë të prodhimit poshtë duke hedhur poshtë lekët e tyre dhe mundimin e një viti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here